Rrjedhja e gazit shkak i mundshëm i shpërthimit në fabrikën e biskotave në Greqi, vijojnë hetimet
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Ekspertët grekë po hetojnë rrethanat e shpërthimit vdekjeprurës në fabrikën e biskotave “Violanta” në Trikala që la pas 5 viktima. Këtë të martë u gjet trupi i pestë i një punëtoreje e cila rezultonte e zhdukur mes rrënojave që la pas shpërthimi.
Trupi i gruas së pestë u gjet në bodrumin e fabrikës, pak metra larg vendit ku humbën jetën tre kolegët e tjerë të saj, ndërsa e katërta u gjet në katin përdhes.
Zjarrfikësit ndodhen në fabrikë, duke mbledhur informacionin e nevojshëm për hetimin në mënyrë që të vazhdojnë me procedurat dhe të lëshojnë një raport. Njëkohësisht, kanë filluar deklaratat nga menaxherët dhe punonjësit.
Tashmë ka spekulime nga ekspertët se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje e një gazi të ndezshëm por ende nuk është përcaktuar saktë shkaku. Nga ana tjetër bashkia e Trikalës shpalli tre ditë zie lidhur me ngjarjen tragjike.
Rama prezanton projektin e Kampusit “Aleksandër Moisiu” në Durrës: Është rezultat i asaj çka kërkoi protesta e studentëve
Kuvendi mbyll punimet të enjten, PD kërkon seancë plenare për mocion me debat mbi protestat
Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve