Rrjetet sociale, një nga mënyrat ku nxënësit morën njohuritë gjatë mësimit online
Nga mesazhet në WhatsApp e deri te rrjetet e ndryshme sociale, këto kanë qenë mënyrat, ku Anisa nga Bilishti, së bashku me shumë bashkëmoshatarët e saj maturantë, kanë mundur të marrin njohuri gjatë mësimit online.
Në këto mesazhe iu komunikohej vetëm mësimi që duhet të mësonin dhe pjesa tjetër iu takonte vetë nxënësve.
Fakti që ata jetojnë në një zonë të tillë me akses të kufizuar në internet, e ka bërë këtë periudhë akoma më të vështirë.
“Shkolla ku kam mbaruar unë gjimnazin është në rajon të vogël dhe mendoj se ky ishte problemi kryesor këtu. Jo të gjithë nxënësit kishin aksesin në internet, jo të gjithë nxënësit kishin mundësi ekonomike për ta ndjekur”, tha ajo.
Për Anisën si maturante, mësimi online ka ndikuar negativisht në zgjedhjen e saj për të vazhduar studimet e larta.
“Ka ndikuar më shumë negativisht tek matematika dhe anglishtja që kanë gramatikë, ushtrime”, u shpreh ajo.
Mësimi online ka ndikuar jo vetëm në procesin mësimor.
“Ishte një ngarkesë edhe psikologjike”, tha ajo.
Mësimi online ka qenë më i vështirë sidomos për lëndët ekzakte, ku nevojitet shpjegimi i mësuesve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)