Rrogozhina për rekord, qytetarët pesë herë në votime për kryetar bashkie brenda 7 viteve

9 Shkurt 2026 | 14:39

Gjykata e Apelit e GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që e kishte dënuar kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, me 1 viti burg.

Me këtë vendim të formës së prerë, Bashkia e Rrogozhinës do të shkojë në zgjedhje të reja, të cilat ligji parashikon të mbahen jo më afër se 30 ditë dhe jo më larg se 45 ditë nga krijimi i vakancës.

Edison Memolla ka të drejtë të ankimojë vendimin në Gjykatën e Lartë brenda afateve që parashikon ligji.

Ky zhvillim i çon rrogozhinasit për rekorde, pasi në harkun e 7 viteve, ata kanë votuar pesë herë për kryetarin e bashkisë: 30 qershor 2019 – zgjedhje lokale të rregullta në gjithë Shqipërinë; 6 mars 2022 – zgjedhje të pjesshme lokale për kryetar bashkie, për shkak të krijimit të vakancës; 14 maj 2023 – zgjedhje lokale të rregullta; 23 korrik 2023 – zgjedhje të përsëritura për kryetar bashkie pas kontestimeve dhe 2026 – zgjedhjet e reja të pjesshme që pritet të dekretohen nga presidenti begaj brenda 45 ditëve ku dy datat më të mundshme janë 15 ose 22 marsi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë

Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar për shkak të protestës së doganierëve grekë. Nga ora 05:00 deri...
07:57 | 27/07/2026

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026