Rruga drejt normalitetit, qytetarët: Përpiqemi të ruajmë distancimin, asgjë s’është si më parë
Petraqi dhe Dhori pas më shumë se dy muajsh të izoluar në shtëpi prej COVID-19, më në fund po shijojnë bisedat mes tyre , ndonëse duke ruajtur distancën fizike. Ata pohojnë së pensionistët e kanë përjetuar më së shumti këtë situatë pandemie.
“Ne pensionistët e kemi ndjerë më shumë, sepse kemi qenë më të izoluar në shtëpi, kuptohet na mungonte takimi siç jemi ne këtu sot. Na mungonte shoqëria në kafe”, shprehet Petraq Xhoxhi.
“Kam ndenjur brenda një muaj e gjysmë-dy muaj, tani kam dalë bashkë me këtë shokun”, thotë Dhori Qerimi.
Tashmë në pamje të parë java e fundit e izolimit e gjen Tiranën thuajse si në një ditë të zakonshme.
Hapja e bizneseve dhe kafeneve ndonëse nën masa sigurie duket se e kanë normalizuar pamjen, që kryeqyteti të ofronte në ditët e para të kufizimit të lëvizjeve.
Në rrugët e populluara janë qytetarët me maska ato që të rikujtojnë praninë e coronavirusit të ri, apo edhe këshillat për respektimin e masave higjienike të vendosura në dyert e bizneseve.
Megjithatë përditshmëria për njerëzit ka ndryshuar duke marrë ritëm dhe zakone krejt të reja.
“Mbaj distancë kudo, oraret i kam të të kufizuara, përpiqem të bëj pazaret dhe çdo gjë në oraret e duhura.”
“Edhe mikrob mos të ishte, tani ka hyrë mikrobi, sepse mos me taku njeri.”
“Me brryl me tjetër gjë jo, se kemi frikë, se kishim imagjinuar këtë sinqerisht. Na hyri frika të preknim një gjë me dorë, edhe në shtëpi na u bë puna me hije”
“Nuk jemi afruar shumë, kemi ndenj në distancë, se neve plakave na dhimbsej shpirti.”
‘Me vëllezër e me motra nuk jemi takuar akoma, i kemi vetëm me telefon se kështu nuk po shkojmë e nuk po vijmë.”
Ajo që vihet se është se në tregjet e fruta- perimeve ruajtja e distancës së kërkuar prej muajsh vështirë se po zbatohet.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta