Rruga Qukës-Qafë Plloçë hapet në vjeshtë, asfaltohen 400 metrat e fundit

21 Gusht 2025 | 16:18

Rruga Qukës-Qafë Plloçë është në përfundim të ndërtimit të saj. Kompania që po ndërton lotin e tretë, mbi qytetin e Pogradecit, thotë se tashmë kanë mbetur vetëm 400 metra për t’u asfaltuar, të programuara për t’u shtruar brenda muajit gusht.

Shtresa e fundit e asfaltit do të pasohet edhe me vendosjen e tabelave dhe sinjalistikës, e cila do të pasohet më tej me njoftimin për qarkullimin e mjeteve.

Rruga me gjatësi 44 km është projektuar që në vitin 2009 dhe ka nisur të ndërtohet në vitin 2013, me financimin Bankës Islamike dhe Fondi Saudit në vlerën e 150 mln dollarëve, por kërkesa për fonde shtesë, ndikoi në zgjatjen e punimeve për 12 vjet.

Qukës-Qafë Plloçë do të lidhë Tiranën me qarkun e Korçës në juglindje, si një alternativë e re përmes malësive të Mokrës dhe pritet t’i japë zhvillim zonës në sektorin bujqësor dhe turistik.

E projektuar si rrugë e kategorisë C1, shpejtësia e lejuar në të do të jetë 80-90 km/orë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026