Del nga rruga duke drejtuar motorin, aksidentohet 40-vjeçarja e huaj në Sarandë

20 Gusht 2025 | 17:35

Një aksident është regjistruar mëngjesin e të mërkurës në lagjen nr. 2 në Sarandë. Një shtetase e guaj por banore prej dy vitesh në Sarandë e identifikuar si Anastasja Sirotkina, 40 vjeçe duke drejtuar motomjetin tip piaggio me targë BD025 ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në hapësirën ndarëse mes trotuarit dhe një pallati aty pranë.

Mes kësaj hapësire nuk ka barrierë mbrojtëse që të pengojë, si në rastin konkret, rënien. Kanë qenë banorë të pallatit ata që njoftuan njëherësh spitalin dhe policinë. Menjëherë 40-vjeçarja u transportua për në urgjencën e Sarandës.

Nga ekzaminimi në spital, sipas bluzave të bardha, rezultoi se nga rënia 40- vjeçarja përveç tronditjes nga rënia kishte thyer edhe këmbën. Shërbimet e qarkullimit po hetojnë shkaqet e rënies.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026