Rrumbullaku pret delegacionin nga Arabia Saudite, dakordohen disa marrëveshje
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të lartë të Policisë, pritën këtë të premte një delegacion të lartë të Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite, i kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë Institucionale të Ekselencës, në Departamentin e Sigurisë Publike, Kolonel Dr. Abdullah bin Fadah Al-Ghanem.
Urat e konsoliduara të bashkëpunimit, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të Arabisë Saudite, janë rrjedhojë e vizitës zyrtare dhe takimeve të zhvilluara nga Ministri i Brendshëm, me homologun e tij në Mbretërinë e Arabisë Saudite, e marrëveshjes së nënshkruar në luftën kundër krimeve, gjatë muajit shkurt 2023, si dhe e vizitave të zhvilluara në muajin maj 2023.
Gjatë vizitës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, u dakordësua se implementimi i marrëveshjes do të mundësojë rritjen e efikasitetit të institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër terrorizmit, krimeve ekonomike, krimeve kibernetike, dhe të atyre në fushën e narkotikëve.
Rrumbullaku garantoi partnerët arabë, për angazhimin maksimal të Policisë së Shtetit dhe i siguroi ata se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme profesionale për të krijuar skuadra të përbashkëta hetimore, për të ofruar besueshmëri të lartë në shkëmbimin e informacioneve dhe për të vendosur pika kontakti që mundësojnë komunikimin e drejtpërdrejtë ndërmjet palëve.
Ndërkaq, partnerët e Arabisë Saudite vlerësuan Policinë e Shtetit, për rezultatet e arrira kohët e fundit, jo vetëm brenda vendit, por dhe në bashkëpunim me partnerët, për zhvillimin e hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, duke demonstruar profesionalizëm dhe besueshmëri.
Drejtori i Drejtorisë Institucionale të Ekselencës i Mbretërisë së Arabisë Saudite ftoi Drejtorin e Përgjithshëm që së bashku me një ekip ekspertësh, të vizitojë Arabinë Saudite, për të parë nga afër teknologjinë dhe metodologjitë e punës që përdor Policia arabe.
Në fund të takimit tejet miqësor, u dakordësua që ky bashkëpunim të shtrihet dhe në nivele zbatuese, me qëllim shkëmbimin e vazhdueshëm të eksperiencave më të mira, nëpërmjet trajnimeve, për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimeve me karakter ndërkontinental.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve