Rusët zgjerojnë kontrollin në Ukrainë
Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë nga një seri bombardimesh ruse ndaj komplekseve ushtarake në Dnipro të Ukrainës. Është pikërisht artileria e rëndë që po bën diferencën për Moskën.
Kievi e pranon se trupat ruse kontrollojnë qytetin e Limanit dhe kanë rrethuar Severodonjeckun, që shërben si kryeqyteti ukrainas i provincës së Luhanskut.
Autoritetet lokale deklarojnë se 60% e shtëpive janë shkatërruar dhe 90% janë dëmtuar. Ndërsa rreth 12 mijë persona që ndodhen në qytet po i kalojnë ditët në streha, në kushte të vështira.
Por rusët po bombardojnë edhe qytete më të largëta si Buzova. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, 550 objektiva ushtarake ukrainase u goditën në 24 orët e fundit. Në sulmet në fjalë mbetën të vrarë 250 ushtarë ukrainas.
Edhe pse Rusia u tërhoq nga një seri frontesh, lokalitete të shumta mbeten nën mbikëqyrjen e saj. Dhe aty ku bombat e artilerisë nuk mjaftojnë, arrijnë raketat me rreze të gjatë e të shkurtër veprimi.
Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit, trupat ruse u detyruan të tërhiqeshin, por ato janë ende në rajon.
Moska ua kujton të gjithëve situatën duke transmetuar pamje të ushtarëve të saj në momente patrullimi, ose në operacione çminimi. Të njëjtën gjë bëjnë edhe bombat e saj.
Kharkivi u bombardua sërish të enjten pasi përjetoi disa ditë mirazhi të një normaliteti të pamundur, përballë dëmeve madhore të shkaktuara në qytet.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 09:06 Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar