Rusia ka humbur 28 mijë ushtarë në Ukrainë, pretendon Pentagoni
Rusia ka humbur rreth 28 mijë ushtarë të cilët janë vrarë apo plagosur gjatë luftimeve 3-javore në Ukrainë, beson SHBA.
Pentagoni përllogarit se të paktën 7 mijë trupa ruse kanë vdekur deri tani, kurse 14 mijë deri në 21 mijë janë plagosur.
Nëse këto shifra janë të vërteta, atëherë Rusia do të thotë se ka humbur 1/5 e ushtrisë me 150 mijë trupa që kishte pozicionuar në kufi para se të niste sulmin.
Humbja është sa dyfishi i humbjeve të NATO-s gjatë dy dekadave luftimeve në Afganistan ose sa humbjet e SHBA në 36 ditë beteja në ishullin Iwo Jima në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas inteligjencës amerikane, humbjet janë aq të mëdha sa që dosa njësi të forcave ruse kanë të pamundur të vazhdojnë të luftojnë.
Nga ana tjetër, inteligjenca britanike pretendon se pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet dhe se po bën avancim minimal.
Por nga ana tjetër bombardimet e qyteteve të Ukrainës vazhdon pa pushim.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng