Rusia shpall fitoren në Mariupol

21 Maj 2022 | 09:12

Rusia ka shpallur fitoren pas betejës disamujore për të pushtuar qytetin-port të Mariupolit, në Ukrainë.

Luftëtarët e fundit që mbronin impiantin Azovstal të qytetit tashmë janë dorëzuar, kanë bërë të ditur zyrtarë rusë.

Prej muajsh, trupat ushtarake ishin mbledhur në kompleksin e madh, duke i parandaluar Rusisë të merrte në dorë kontrollin e plotë të qytetit.

Evakuimet e së premtes shënojnë fazën më shkatërruese të luftës, me Mariupolin që tashmë është tërësisht i rrënuar.

Ndërkohë, në Kharkiv trupat ruse kanë braktisur pozicionet e tyre dhe janë larguar. Ndërsa në lindje të vendit, bombardimeve nuk u ka shpëtuar asnjë qendër kulturore. Të paktën kështu tregon një video e publikuar nga presidenti Volodimir Zelensky.

“U bëjmë thirrje vendeve partnere që të njohin formalisht se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse financiarisht për krimet që ka kryer. Kjo është me rëndësi jo vetëm në kontekstin e luftës, por edhe në aspektin e çdo agresioni tjetër, qoftë nga Rusia apo një agresor tjetër i madh. E keqja duhet të marrë përgjigjen e merituar dhe të ndëshkohet”, u shpreh Zelensky.

Ndërkohë, në rajonin e Donjeckut qytetarët po largohen nga zona ku trupat ruse kanë intensifikuar përpjekjet për marrjen nën kontroll të saj, me qëllim aneksimin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026