Rusia synon të rrethojë trupat ukrainase në lindje, sipas Britanisë
23 Mars 2022 |
08:44
Trupat ruse po lëvizin nga veriu dhe jugu i Ukrainës, për të izoluar forcat ukrainase në lindje të vendit. Këta trupa po përparojnë nga Kharkivi dhe Mariupoli.
Kështu thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë britanike të Mbrojtjes mbi luftën në Ukrainë.
Ndërkohë, luftimet në veri të Ukrainës që synojnë marrjen e Kievit, mbeten “kryesisht statike”, thotë ministria.
“Forcat ruse mund të kryejnë një periudhë riorganizimi përpara se të rifillojnë operacionet ofensive në shkallë të gjerë,” thuhet në njoftim.
Nesër bëhet një muaj që dita e parë e sulmit rus të Ukrainës. Luftimet deri tani kanë shkatërruar disa qytete ukrainase, dhe kanë vrarë mijëra njerëz, mes tyre shumë civilë.
Lajme të Sugjeruara
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësa në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 10:39 Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh
- 10:36 Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane
- 10:35 Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë