English

Rusia tenton të marrë nën kontroll qytetin lindor të Severodonetsk

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy javë pasi Rusia mori kontrollin e qytetit port të Mariupol dhe uzinës së çelikut Azovstal, mediat rusë shprehen se jeta ngadalë po kthehet në normalitet edhe pse pasojat e luftës janë të dukshme.

- Advertisement -

Ndërkohë Moska thotë se ka filluar dorëzimin e dhjetëra trupave të luftëtarëve ukrainas të vrarë në fabrikën e çelikut. Raporte të pakonfirmuara thonë se ata janë transferuar në kryeqytetin Kiev, ku do të bëhen  testet  ADN-së për t’i identifikuar.

Në Veri të Mariupol, forcat ruse vijojnë të luftojnë për të marrë nën kontroll edhe Severdonetsk, qytet në lindje të Ukrainës dhe që është një pikë kyçe për të përmbushur pushtimin e rajonit industrial të Donbas.

Por në fjalimin e radhës presidenti Zelensky u shpreh se forcat ukrainase nuk do të tërhiqen.

“Ushtria ruse po përpiqet të përdorë forca shtesë në drejtim të Donbas, por është dita e 103 e luftës dhe rajoni ukrainas po reziston” theksoi Zelensky.

Në javët e fundit forcat ruse kanë bërë progres të ngadaltë në Donbas. Luftimet janë të përgjakshme në të dyja anët humbjet po ashtu.

Ukraina thotë se Rusia po vazhdon të godasë pa kursyer edhe civilët. Një guvernator rajonal thotë se bombardimet e qendrës industriale janë kaq intensive  sa ata nuk janë në gjendje të numërojnë viktimat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?