Rusia tërhiqet nga stacioni hapësinor

26 Korrik 2022 | 21:16

Rusia ka vendosur të tërhiqet nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar pas vitit 2024. Lajmërimi vjen në një kohë kur tensionet mes Kremlinit dhe Perëndimit janë të larta për shkak të ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë dhe raundeve të paprecedente të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Mendoj se tani do të fillojmë të krijojmë një stacion orbital rus. Industria hapësinore është në situatë të vështirë, dhe së bashku me kolegët, qëllimi im kryesor është që të ngremë nivelin dhe t’i sigurojmë ekonomisë ruse shërbimet e nevojshme hapësinore,” – deklaroi Yury Borisov, drejtor i agjencisë hapësinore ruse.

Megjithatë, zyrtarë nga NASA thonë se Rusia nuk e ka komunikuar vendimin për tërheqjen.

Së bashku me partnerët ndërkombëtarë, ata shpresojnë që stacioni hapësinor të jetë funksional deri në vitin 2030, ndërsa rusët janë shprehur të rezervuar për t’u angazhuar pas 2024.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024