Rusia ua ndalon hyrjen dy ministrave dhe një zyrtari të Malit të Zi

14 Tetor 2022 | 14:03

Autoritetet ruse ua kanë ndaluar hyrjen ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, atij të Brendshëm, Rashko Konjeviç, dhe ish-drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Savo Kentera.

Lajmi është dhënë nga Ministria e Jashtme e Rusisë më 14 tetor, përmes një shkrese që i dërgoi Ambasadës së Malit të Zi në Federatën Ruse.

“Kjo masë është në përgjigje të një tjetër vendimi armiqësor të palës së Malit të Zi në shtator të këtij viti, kur shpalli ‘non grata’ diplomatë të Ambasadës ruse në Podgoricë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Në fund të shtatorit, u zbulua një rrjet i agjentëve rusë të inteligjencës që vepronin në Malin e Zi.

Gjashtë diplomatë rusë u dëbuan dhe 28 shtetasve të huaj iu ndalua hyrja në Mal të Zi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026