Rusja dhe i dashuri i saj nga Ukraina gjejnë strehë në Maqedoninë e Veriut

21 Mars 2022 | 16:48

Veronika hap telefonin dhe tregon pamjet e fundit të Ukrainës, të cilat i qëndrojnë asaj si mirazh i një jete të braktisur.

Ajo la pas shtëpinë e saj të kërcënuar nga raketat ruse që bien çdo natë në ndërtesa banimi nëpër Ukrainë.

Veronika është ruse me origjinë. Ajo së bashku me partnerin e saj maqedonas, Stefanin, u larguan nga Odesa – qytet që po bëhet gati për sulmin rus.

“Unë kam lënë gjithçka në Ukrainë. Gjithë jetën time. Nuk po flas për gjëra materiale edhe pse sigurisht që edhe ato kanë vlerë sepse lidhesh për to emocionalisht. Unë kam qenë rrobaqepëse, dhe kam pasur shumë materiale të shtrenjta, gjëra që i kam punuar me dorë, makina të qepjes dhe gjëra të tjera. Por kam qëndruar në Odesa sepse e kam dashur shumë qytetin. Plazhin, parqet, restorante, sigurinë, turizmin, perëndimin e diellit. Ishte një qytet me shumë mundësi për gjithkënd”, Veronika Zollotuhina, ruse nga Ukraina.

Stefani, shtetas i Maqedonisë së Veriut shpjegon se deri në momentin e fundit qëndroi në Ukrainë për të qenë pranë Veronikës, por u detyruan të largohen kur kuptuan përmasat e luftës.

“Qëndrova për shkak të saj sepse ia dija gjendjen, nëse do kishte luftë ajo nuk do të kishte shanse për ikje dhe unë nuk doja ta le sepse e dua, dashuria nuk ka kufi. Shkova me qëllim që të krijoj jetë të re për veten atje por ja”, Stefan Angellovski.

Rrugëtimi i çiftit ishte i mundimshëm. Me kursimet e bllokuara në bankat e Ukrainës, ata morën vetëm rrobat e trupit.

“Na duheshin afro dy ditë për të arritur në Maqedoninë e Veriut. Kaluam kufirin e Moldavisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, qëndruam pak në Varna ku ishte shumë ftohtë, minus 5 deri minus 10 gradë. Prej në Varna u kthyem në Sofje dhe nuk kishim para…”, Stefan Angellovski.

Veronika, rrobaqepëse me profesion, jetoi për 16 vjet në rajonet me shumicë ruse në Ukrainë.

Ajo thotë se kjo luftë nuk përkrahet as nga rusët në Ukrainë.

“Nuk është e vërtetë se njerëzit kanë shpresuar se Putini do t’i shpëtojë. Njerëzit e thjeshtë nuk kanë ditur asgjë, ata kanë jetuar jetën e tyre rëndom dhe një ditë zgjohen në të ashtuquajtur Republikë të Donjeckut”, thotë Veronika Zollotuhina, ruse nga Ukraina.

Ajo thotë se do t’i mungojë jeta në Ukrainë, ku la pas shumë kujtime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026