Russell fiton mes dramës në Austri

30 Qershor 2024 | 17:42

Piloti i Mercedes, George Russell mori një fitore të papritur në “Austrian Grand Prix” pas një fundi dramatik ku Max Verstappen dhe Lando Norris u përplasën në betejën për kryesim e si rrjedhim duke zbritur nga podiumi Verstappen dhe dalë jashtë gare Norris.

Ndërkohë që Max Verstappen bëri një fillim të fortë dhe kryesoi garën e transmetuar në Euronews Albania dhe IN Radio, për pjesën më të madhe të saj. Një duel me rivalin e McLaren, Lando Norris u shfaq pas zëvendësimit të fundit të gomvave në xhiron e 52 ku Red Bull pati një problem me heqjen e gomës së pasme në krahun e majtë.

Me një diferencë më të ulës se 2 sekonda mes tyre, Norris e shfrytëzoi rastin dhe kreu më shumë se një tentativë parakalimi, por në xhiron e 64 makinat patën një kontakt që u shoqërua me çarje përkatëse të gomave. Kjo i lejoi Russell që dukej i kënaqur me vendin e 3’të, të ngjitej në kryesim të cilin nuk e humbi deri në fundin e garës për fitoren e 2’të në karrierën e tij në Formula 1.

Në atë çka mund të quhet ngushëllim për McLaren, Oscar Piastri u rendit i 2’ti përpara Ferrari’t të Carlos Sainz në vendin e 3’të që u ndoq nga Lewis Hamilton përpara Verstappen në vendin e 5’të të cilin e ruajti edhe pse mori një penalitet prej 10” për incidentin me Norris.

Nico Hulkenberg dhe Kevin Magnussen bënë një paraqitje të mirë për Haas duke u renditur në vendet 6’të dhe 8’të respektivisht ndërsa Sergio Perez u vendos mes tyre në të 7’in. Dy pikë për RB mori Daniel Ricciardo përpara rivalit të Alpine, Pierre Gasly që plotësoi top-10. Një e dielë për tu harruar për Charles Leclerc që pas rekuperimit nga incident ii xhiros së 1’rë me Piastri’n nuk arriti më shumë se vendi i 11’të. Ky ishte klasifikimi në përfundim të “Austrian Grand Prix” që u transmetua në Euronews Albania dhe IN Radio:

1. George Russell (Mercedes)
2. Oscar Piastri (McLaren)
3. Carlos Sainz (Ferrari)
4. Lewis Hamilton (Mercedes)
5. Max Verstappen (Red Bull)
6. Nico Hulkenberg (Haas)
7. Sergio Perez (Red Bull)
8. Kevin Magnussen (Haas)
9. Daniel Ricciardo (RB)
10. Pierre Gasly (Alpine)
11. Charles Leclerc (Ferrari)
12. Esteban Ocon (Alpine)
13. Lance Stroll (Aston Martin)
14. Yuki Tsunoda (RB)
15. Alex Albon (Williams)
16. Valtteri Bottas (Sauber)
17. Zhou Guanyu (Sauber)
18. Fernando Alonso (Aston Martin)
19. Logan Sargeant (Williams)
DNF. Lando Norris (McLaren)

Klasifikimi i pilotëve pas “Austrian Grand Prix”
1. Max Verstappen 237 pikë
2. Lando Norris 156
3. Charles Leclerc 150
4. Carlos Sainz Jnr 135
5. Sergio Perez 118
6. Oscar Piastri 112
7. George Russell 111
8. Lewis Hamilton 85
9. Fernando Alonso 41
10. Yuki Tsunoda 19
11. Lance Stroll 17
12. Nico Hulkenberg 14
13. Daniel Ricciardo 11
14. Oliver Bearman 6
15. Pierre Gasly 6
16. Kevin Magnussen 5
17. Esteban Ocon 3
18. Alexander Albon 2
19. Zhou Guanyu 0
20. Valtteri Bottas 0
21. Logan Sargeant 0

Klasifikimi i konstruktorëve pas “Austrian Grand Prix”
1.Red Bull 355 pikë
2.Ferrari 291
3.McLaren 268
4.Mercedes 196
5. Aston Martin 58
6.RB 30
7.Haas 19
8. Alpine 9
9.Williams 2
10.Sauber 0

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024