S’ka më shtretër në RMV, 4 spitale të tejmbushur me pacientë me COVID-19, paralajmërohen masa shtesë

11 Nëntor 2020 | 12:46

Rritja e numrit të personave të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka alarmuar autoritetet shëndetësore, pasi në disa spitale nuk ka më shtretër për të sëmurët.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se po kërkohen mënyrat alternativë të ngritjes së spitaleve të përkohshme, pasi paniku është tepër i madh, jo vetëm tek punonjësit e shëndetësisë, por edhe tek të sëmurët.

Spitali infektiv i Shkupit dhe spitali i ngritur pranë tij vetëm për trajtimin e personave me COVID janë të tejmbushur. Në të njëjtat kushte ndodhen edhe spitalet e Stumicës dhe Kumanovës.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë  e Veriut u shënuan 947 raste të reja me COVID-19, ndërsa 30 persona humbën jetën.

Numri total i viktimave në RMV që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1186.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026