Sa do dëmtohet PD nga përçarja? Zbulohet ‘asi nën mëngë’ i Berishës

1 Nëntor 2022 | 21:28

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se baza e kësaj force politike, është e bashkuar në 95% të saj dhe nuk do të ndikohet nga përçarja me grupin tjetër.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Zhupa u shpreh se deputetë që sot mbështesin Enkelejd Alibeaj, do të bashkohen me kryedemokratin Sali Berisha, për të mirën e demokratëve.

“Unë besoj te bashkimet lokale. Ne do të bashkohemi lokalisht me një kandidat. Baza e Partisë Demokratike, 95% është e bashkuar. E di shumë mirë që deputetë të caktuar, deputetë që ju i shikoni në anën tjetër, janë të gatshëm të bashkohen për të mirën e demokratëve dhe këta do ngelen ishull i izoluar.

Edhe në ato raste, kur mund të kenë guximin t’u dalin kundra opozitarëve, demokratëve që kanë 10 vite në opozitë, nuk besoj që do bëjë ndonjë dëm të madh, përveçse mund të turpërojnë logon e PD-së”, theksoi ajo.

Partia Demokratike do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm.

Edhe pse prej disa kohësh filluan bisedimet mes dy palëve për të dalë me kandidat të përbashkët, negociatat dështuan.

Përmes një njoftimi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se pala tjetër ka vendosur si kusht gjatë bisedimeve, që të njihet “Statuti i 11 Dhjetorit”, çka sipas tyre, ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026