Sa i njohim këshilltarët bashkiakë? Cili është roli i tyre

17 Maj 2023 | 08:44

Pas votave për kandidatët, në orët e fundit kanë vijuar numërimet për anëtarët e këshillave bashkiakë. Në fakt publiku i gjerë di shumë pak për ata që kandidojnë për këto pozicione, shumicën prej tyre as i njeh dhe as ka dëgjuar më parë.

Do të ndalemi në këtë hapësirë në rolin e anëtarëve të këshillave bashkiakë, cilat janë detyrat e tyre, sa ndikim kanë në vendimmarrje dhe në cilat vendimmarrje konkretisht.

Rezultatet

Rezultatet tregojnë se Partia Socialiste ka një dominancë të këshilltarëve socialistë të cilët do të kontrollojnë edhe ato bashki ku kryetarët nuk janë të saj.

Kështu në Himarë PS dominon në nivel këshilltarësh, të cilët kanë siguruar 9 karrige në parlamentin lokal dhe së bashku me aleatët do të kontrollojnë Fredi Belerin e Berishës. E njëjta situatë shihet edhe në Kavajë, ku PS ka siguruar 15 këshilltarë përballë 9 të koalicionit Bashkë fitojmë dhe dy të PD.

Socialistet dominojne në nivel këshilltarësh edhe ne veri. Në Has e majta ka fituar 6 anëtarë, 4 të PS dhe dy të PSD kundrejt 4 anëtarë këshilli të Bashkë fitojmë. Edhe kryetari i Fushë Arrëz do të kontrollohet nga parlamenti i majtë, ku PSD-së së Tom Doshit si forcë kryesore do t’i bashkohen dy mandatet e PS.

Gjithashtu edhe në Mirditë përcaktuese e vendimmarrjeve të kryetarit të BF do të jetë vota e 8 këshilltarëve të PSD e PS. Në Shkodër konsolidohet aftësia e Benet Becit dhe PS për të qeverisur qytetin pa pengesa me plot 30 mandate duke përfshirë edhe 12 të PSD-së së Tom Doshit.

Në nivel kombëtar paraprakisht Partia socialiste ka fituar 52 kryetarë bashkie, dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” vetëm 7 bashki.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026