Sa mund të dënohet Naim Murseli? Eksperti: Pse duhet të sigurohen dy dëshmitarë
Eksperti për çështjet e sigurisë Bedri Elezi, foli në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, trupi i së cilës u rivarros ditën e sotme.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se deklarata që ka bërë bashkëshorti i Ademajt, Naim Murseli i cili dyshohet si porositës i vrasjes së gruas së tij nuk ishte fare bindëse.
Mes të tjerash ai tha se ka qenë vetë Naimi që bëri denoncimin se i është vrarë gruaja, ndërsa tregoi se ky i fundit sapo ka dëgjuar krisma ka shkuar duke kërkuar ndihmë tek të tjerët.
“Naim Murseli ka thënë se derisa kanë qenë duke lëvizur me bashkëshorten e tij për të darkuar, një person i maskuar ka dalë para veturës së tyre dhe u ka kërkuar që të ndalojnë dhe ka kërkuar para e sende të tilla si ari. Murseli ka dalë nga makina por bashkëshortja ka mbetur brenda në makinë. Sipas Murselit nuk ka shikuar më nga mbrapa por është fomkusuar te mbrojtja e fëmijëve. Pasi është larguar rreth 500 metra ka dëgjuar krisma, dhe më pas është drejtuar drejt shtëpisë për të kërkuar ndihmën e njerëzve. Kjo është deklarata e tij që në fakt nuk ishte fare bindëse. Fëmijët nuk e kanë parë momentin kur është qëlluar për vdekje nëna e tyre. Ka qenë vetë Naimi që e ka bërë denoncimin për vrasjen e bashkëshortes së tij”- u shpreh Elezi.
Sipas tij nëse vërtetohen akuzat, të dyshuarit për vrasje mund të dënohen nga 25 vite e deri në burgim të përjetshëm.
“Është një ngjarje mjaft komplekse. Dëshmitari i vetëm që mund të dëshmonte për vrasjen e Liridonës është vetë Naimi. Për këtë ngjarje, minimalisht duhet të sigurohen dy dëshmitarë. Në rastin konkret vrasja me paramendim dhe përfshirja në tre vepra, organizim, vrasje dhe sajesë mund të ketë një dënim mbi 25 vite burg deri në burg të përjetshëm”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë