Sa penalizohet pronari i fasonerisë? Avokati: 10 % të pagës për çdo muaj që e vonon
Rreth 70 gra, punonjëse në një fasoneri në Fier, janë detyruar të lënë punën dhe të dalin në protestë disa herë, pasi prej 2 muaj e gjysmë nuk kanë marrë pagën e tyre. Ato ankohen se prej gushtit të kaluar kanë pasur vonesa të vazhdueshme të pagave, por dy muajt e fundit nuk janë paguar fare nga pronari i kompanisë private të rrobaqepësisë.
Ndërkohë avokati Ylli Kamberi, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se nëse punëdhënësi nuk i jep rrogën punonjësit, ligji parashikon 10% penalitet të pagës.
Pra, ai do të paguajë edhe pagën e punonjësit edhe vonesën e saj.
“Ligji parashikon 10% të pagës penalitet për punëdhënësit nëse ai nuk paguan punonjësit. Për çdo muaj vonesë punonjësit kërkojnë shpërblimin e dëmit. Pra paga plus shpërblimin e dëmit”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet