Sa rezultate do ketë testi serologjik? Mjeku Dritan Ulqinaku jep detaje në “Ilva Now”

21 Prill 2020 | 17:45

Mjeku epidemiolog pranë Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, duke folur në emisionin “Ilva Now” tha se trupi i njeriut krijon imunitet ndaj infeksionit të COVID-19, por ajo që nuk dihet ende ka të bëjë me kohën se sa reziston realisht ai.

Epidemiologu theksoi se numri më i lartë i të infektuarve nga pandemia  globale e coronavirus shkaktohen nga spërklat e pështymës dhe kjo shifër sipas tij mund të jetë në 99 për qind të rasteve, ndërsa prekjet janë në pak raste si burim infeksioni.

“Krijohet imunitet, por që nuk është vërtetuar se sa mund të zgjasë ky imunitet. Nuk dihet se sa  zgjat virusi i ri. Në 99 për qind të rasteve janë spërklat që transmetohen përmes pështymës, ndërsa edhe me prekje ekziston mundësia e infektimit por që është shumë e vogël. Shkalla e rrezikut është kontakti i afërt”, theksoi ai.

Mjeku foli edhe për testet serologjike, për të cilat u shpreh se nuk është se do të ndihmojnë aq sa flitet në publik.

“Nuk mendoj se do na ndihmoj shumë për hir të së vërtetës. Mund të na japin një pamje të qartë të situatës. Nuk do na ndihmoj shumë nga ana epidemiologjike”, shtoi ai.

Epidemiologu i njohur, pranë ISHP-së, Dritan Ulqinaku theksoi se kur kurba e pandemisë arrin pikun, lakorja e saj vijon trajektoren rënëse dhe kjo shton numrin e pacientëve të shëruar.

“Në momentin që kurba fillon drejt sheshimit, padiskutim se numri i të shëruarve do të jetë më i madh se i të sëmurëve. Nëse ne nuk do të kemi valë të dytë, numri i të shëruarve do të vijë duke u rritur”, pohoi ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026