Sainz merr kohë për skuadrën e re
Carlos Sainz ka shuar çdo zë për bisedime të avancuara për vitin 2025 duke theksuar se për kontratën e re do të mendojë dhe vendosë me kujdes. Në një moment që Fernando Alonso dhe Alex Albon zgjodhën të qëndrojnë me skuadrat përkatëse ndërsa Nico Hulkenberg do të shkojë te Sauber nga Haas, të gjithë presin se kë skuadër do të zgjedhë Sainz që garon në të fundit sezon për Ferrarin.

29 vjeçari e pranon se pilotët varen nga njëri-tjetri pasi Formula 1 është një rreth i mbyllur, por thotë se nuk ka një afat për të zgjedhur skuadrën. Duke qënë se kontrata e re është shumë e rëndësishme, lidhur edhe me moshën e tij, spanjolli po merr tërë kohën e nevojshme përpara zyrtarizimit të makinës së ardhshme.

Sainz nuk është i trembur se mund ti shpëtojë ndonjë mundësi dhe për median thotë se ata kanë vetëm zërat e shumtë por në asnjë rast të vërtetën. Aktualisht ka shumë vende bosh për sezonin e ri pasi vetëm Ferrari dhe McLaren i kanë pilotët e tyre për vitin 2025 dhe më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë