Berisha: Do vazhdojmë traditën e 8 dhjetorit për të përmbysur dikaturën e sotme

5 Dhjetor 2023 | 14:44

Sali Berisha në një dalje për mediat është shprehur se më 8 dhjetor do të dëgjohen fuiqishëm nga shqiptari ndërkohë që nuk tregoi se cili është plani i opozitës në këtë ditë.

Ai theksoi se PD do të vazhdojë në traditën e shkëlqyer të 8 dhjetorit, që të përmbys diktaturën e sotme.

“Grupi dënon me forcën më të madhe, grushtin e shtetit brenda shtetit, që ka organizuar Edi Rama, duke marrë pushtetet brenda parlamentit.

Duke bllokuar fuqinë, apo pushtetin e parlamentit për kontrollin e ekzekutivit.

Pasi ka futur në xhep dhe ka skllavëruar totalisht skapin e partinë me gjykatat respektive, pra po shkohet drejt një situate që bëhet gjithnjë e më dramatike.

Po shkohet drejt një situate në të cilën qytetarët shqiptarë janë të ftuar të ngrihen me gjithë guximin e tyre për të përmbysur këtë regjim puçist, këtë narkokraturë, që nuk njeh ligj, kushtetutë dhe asnjë rregull.

Pyetje: U vendos ndonjë datë për këtë protestë, z. Berisha?

Sali Berisha: U vendos, protesta vazhdon. Ju e keni parë fuqinë e saj në parlament. Do të devirsifikohet. Ju garantoj që shkohet në mënyrë të pashmangshme drejt protestës së përgjithshme popullore.

Pyetje: Cili është skenari i të enjtes, sepse të enjten miratohet buxheti nen për nen.

Sali Berisha: Nëse ne e themi skenarin sot, armiku ynë merr kundra masa. Ata masa që kanë me marrë, do të dyfishojnë numrin e gardës, nuk kanë ç’masë të marrin tjetër. Nuk marrin më 100, por marrin 200.

Pyetje: Do të lëshoni edhe tymuese z. Berisha?

Sali Berisha: Ne absolutisht do të dëgjohemi fuqishëm nga të gjithë shqiptarët dhe mbarë bota me qëndrimin tonë në parlament.

Pyetje: Data 8 dhjetor është shumë e rëndësishme për PD, por duket se PS po e merr vëmendjen e 8 dhjetorit me kongresin e saj. Çfarë do të bëjë në 8 dhjetor?

Sali Berisha: Një maskë mafioze nga Edi Rama, ajo që bën ai. Kurse PD do të vazhdojë në traditën më të shkëlqyeshme të 8 dhjetorit të përmbysë diktaturën e sotme.

Pyetje: Z. Berisha, edhe një pyetje për aksionin në parlament. Ditën e djeshme pamë shumë pak deputetë aktivë në parlament. Flamur Noka, mban peshën kryesore. Bardhi, Albana Vokshi. Ka disa deputetë që qëndrojnë indiferentë.

Sali Berisha: Ka një grup të veprimeve operative që cakton detyrat, nuk jam unë ai që mund ti japë përgjigje kësaj”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026