Salianji: Korruptimi i Mcgonigal e ka bërë me turp këtë vend

2 Mars 2023 | 12:37

Ervin Salianji në fjalën e mbajtur gjatë mocionit me debat në parlament për çështjen McGonigal, ka thënë se Edi Rama e ka nxirë më shumë se kushdo tjetër Shqipërinë.

Sipas tij kryeministri refuzoi ta lexonte aktakuzën pasi tregohet se personat që e shoqëronin në takimet me McGonigal, kishin përfitime financiare nga ana e tij.

Salianji theksoi se korruptimi i zyrtarit të FBI-së nga kryeministri është një turp që bie jo vetëm mbi Ramën, por mbi të gjithë vendin.

“Nuk tha dhe e shmangu në sytë e të gjithëve ne edhe aktakuzën. Për herë të parë Edi Rama sot sterronte dhe ishte strehuar në egoizmin e vetë për shkak se nuk dilte nga asnjë fjalë nga ato që i kishin shkruar dhe nuk dilte nga asgjë. Pse nuk e lexoi Edi Rama sot aktakuzën ku thuhet që personat A dhe B që shoqëronin kryeministrin në takimet me McGonigal, kishin interesa financiare nga përfshirja dhe vendimmarrja e kryeministrit. Pe nuk e thotë kryeministri që pas takimit e kryeministri, personat A dhe B shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe korruptuan shefin e FBi-së. Hartimi i kryeministrit sot ishte shumë i dobët, nuk e ka nxirë Shqipërinë askush më shumë se ky kryeministër. Nuk flitet asnjëherë tjetër dhe nuk është folur kurrë në këto përmasa në mediat botërore nga shtetet e Bashkuara, në Gjermani e Itali për përfshirjen e qeveritarëve në korrupsion dhe për të gjithë elementët e tjerë që e kanë bërë me turp këtë vend”, tha Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari

Zjarri i rënë mbrëmjen e së premtes në malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”, është shuar plotësisht. Operacioni përfundoi pas 24 orësh luftë me flakët,...
14:14 | 05/07/2026

Franca fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale

Shumë më vështirë se që është pritur, Franca ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës.Në natën mes të shtunës e të dielës, Franca fitoi...
08:31 | 05/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026