Salianji sot para Apelit për ‘Babalen’, Alibeaj e Berisha e marrin në mbrojtje

4 Korrik 2022 | 07:27

Çështja “Babale” rikthehet sot në qendër të vëmendjes dhe debatit politik, pasi do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Para trupës gjyqësore do të dalë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë në mbrojtje të Salianjit. Përmes një mesazhi dërguar deputetëve Enkelejd Alibeaj u ka kërkuar kolegëve që të marrin pjesë në seance në solidarizim me Salinajin.

Alibeaj e cilëson gjyqin si një orkestrim të pastër politik dhe hakmarrës të mazhorancës për shkak të qëndrimeve të forta të deputetit demokrat kundër qeverisë. Ndërkaq, Sali Berisha u bëri thirrje organizmave ndërkombëtare të ndërhyjnë, pasi sipas tij “klanet e drogës me pushtet” duan të dënojnë Salianjin.

Çështja ‘Babale’ ishte një ndër temat më të nxehta të debatit politik në vitet 2017-2019 gjatë kohës kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm. Xhafaj u akuzua nga Salianji dhe Partia Demokratike se favorizoi vëllanë e tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg. Pas daljes së përgjimeve, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane duke shlyer dënimin e tij dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri i lirë.

Deputeti Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe gjykata kërkoi 1 vit burg për të.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026