Salianji: Zgjedhjet në PD janë farsë, do të publikoj pamje nga qendrat e votimit

23 Maj 2026 | 15:38

I ftuar në Euronews, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, komentoi zgjedhjet për kreun e kësaj force politike që po mbahen këtë të shtunë, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha. Ai e cilësoi procesin zgjedhor si të paracaktuar dhe pa garë reale, duke ngritur akuza për mungesë standardesh demokratike brenda partisë.

Salianji tha se ajo që po ndodh nuk përbën një proces të mirëfilltë zgjedhor, por një “farsë” politike, sipas tij e shoqëruar me shifra të pasakta të pjesëmarrjes dhe mungesë transparence. Ai theksoi se referimi i procesit si referendum nuk qëndron, pasi nuk përmbush kushtet statutore dhe ligjore të një konsultimi të tillë brenda partive politike.

Sipas tij, pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e ulët dhe nuk përkon me të dhënat e deklaruara publikisht nga përfaqësues të Partisë Demokratike. Salianji paralajmëroi gjithashtu se do të publikojë pamje filmike nga qendrat e votimit, duke pretenduar se ato do të dëshmojnë, sipas tij, realitetin e procesit dhe jo shifrat e raportuara zyrtarisht.

Salianji theksoi se demokratët, sipas tij, janë të lodhur nga drejtimi aktual i Sali Berishës dhe nga humbjet e përsëritura të partisë, duke e konsideruar këtë proces si dëshmi të mungesës së një gare të vërtetë brenda PD-së.

“Tani së pari, ju po ndiqni në linjë zyrtare atë që thotë Partia Demokratike në raportim me të drejtë, por këtu nuk ka referendum sepse referendumi nuk e njeh statuti. Pra partitë politike funksionojnë mbi bazën e ligjit shqiptar dhe mbi bazën e statutit që regjistrohet në regjistrin e Gjykatës së Tiranës. Referendumi nuk ekziston. E dyta, që të ketë referendum duhet të ketë disa kushte. Duhet të kalohet pjesëmarrja, duhet të ketë përfaqësues që ruajnë votat e palëve të tjera në proces. Duhet të ketë një listë anëtarësie e të tjera. Ka nxjerrë një listë anëtarësh që thonë që ka 51 mijë e disa anëtarë. Partia Demokratike ka pasur në listat zgjedhore 120 mijë. Pra me një të rënë të lapsit apo të të folurës kanë hequr, po themi, gjysmën e anëtarëve, më shumë se gjysmën e anëtarëve, thuajse 70 mijë anëtarë. Kanë bërë një raportim që ka pasur një pjesëmarrje të madhe, nga të dhënat që kanë përfaqësuesit e mi nëpër qendrat e votimit që monitorojnë, deri në këto momente, deri në orën 13:00, kanë votuar në gjithë Shqipërinë 1898 anëtarë. Pra kaq kanë hyrë nëpër qendrat e votimit në degët apo në vendet ku janë caktuar për t’u votuar. Po themi, këto të dhëna nuk përkojnë me atë që deklarojnë mediat dhe zonja Vokshi. Po atë e kanë vetë në dorë. Unë çudi e kam pse kanë thënë 11 mijë. Mund të thonë edhe 111 milion, për shembull. Kush i kontrollon këto? Ajde do të qeshim. Tani unë, duke qenë se jam serioz në raportime, nesër do t’ju publikoj me video të qarta ku shihet çdo gjë. Le t’i shikojë kushdo, sa hyjnë dhe sa dalin, kamera ambientale brenda dhe te dera, gjithçka është e matshme. Pra, është kollaj të shihet sa janë raportuar dhe sa janë realisht anëtarët që kanë dalë sot. Ka një braktisje të një procesi, me të drejtë, siç ka shpërthyer rrjeti dhe reagimet e para. Ata që kanë shkuar i keni parë që masivisht kanë vendosur emrin tim mbi fletën e votimit. Një pjesë tjetër kanë thënë që kemi luftuar 50 vite për të mos qenë më në komunizëm, dhe tani po kthehemi prapë. Nëse shikon, janë nga Shkodra, Malësia e Madhe, Kukësi, Dibra, Korça, Tirana, Vlora, Fieri, nga gjithë Shqipëria, pra një reagim i tillë. Unë do t’i faktoj me kamera të vendosura në qendrat e votimit. Ata po kërkojnë që anëtarëve të Partisë Demokratike t’u merret karta e identitetit dhe të shënohet numri, për të bërë sikur kanë marrë pjesë. Pra është farsë, është braktisje e Sali Berishës në këtë farsë dhe lënia e tij në qesharakëzim të plotë. Njeriu mund të humbë në garë, por kjo farsë e sotme tregoi frikën e Sali Berishës për t’u përballur në garë. Nëse unë do të isha në garë me Sali Berishën, do ta mundja në mënyrë dërrmuese. Demokratët janë të lodhur nga Sali Berisha, nga gënjeshtrat, nga mashtrimet, nga humbjet, nga çdo përpjekje për të shmangur përgjegjësinë dhe për ta hedhur tek të tjerët”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026