Samiti i BE-së do të eklipsojë Ballkanin e Hapur, thotë gazetari Çipa

6 Dhjetor 2022 | 08:03

Gazetari Aleksandër Çipa thotë samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet sot në Tiranë, do të eklipsojë procesin e Ballkanit të Hapur.

Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Çipa u shpreh se samiti ka një rëndësi strategjike.

“Ballkani i Hapur e ka bjerrur rëndësinë dhe peshën specifike pas kësaj që po ndodh. Samiti është diçka shumë më eklipsuese, edhe nga pikëpamja e përmbajtjes, edhe nga përmabjtja e ecurisë së mëtejshme të projekteve.

Është një mega projekt, i cili pashmangshmërisht që do ta sfumonte. Jo vetëm e ka eklipsuar, por e ka sfumuar plotësisht”, theksoi ai.

Këtë të martë, më 6 dhjetor në Tiranë do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit, do të jenë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

Ndërkohë, krahas samitit, do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.

Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën brenda perimetrit të sigurisë, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024