Historike | Vendet e Ballkanit bien dakord për lëvizjen e lirë (3 marrëveshjet)
6 liderët e Ballkanit e Perëndimor kanë firmosur sot në samitin e “Procesit të Berlinit” tri marrëveshjet, të cilat janë:
- Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor
- Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore.
Të pranishëm në këtë samit janë kryeministri Edi Rama, Albin Kurti, Dritan Abazoviç, Ana Bërnabiç, Dimitar Kovaçevski dhe Kyriakos Mitsotakis.
Për samitin e sotëm presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen shkroi në Twitter se ndihej mirë që gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor ishin bashkë në Berlin, një javë pas vizitës së saj në rajon.
Ajo tha se “Procesi i Berlinit” po mbahej për të thelluar integrimin ekonomik, ndërsa ndihma do të niste me energjinë.
Ndërsa në fjalën hapëse të këtij samiti, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tha se dialogu Kosovë-Serbi është shumë i nevojshëm për të pasur stabilitet në Ballkanin Perëndimor, mes qytetarëve por edhe drejt udhës në BE.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta