Samiti i Diasporës/ Ministrja Koçiu premton bashkëpunim me mjekët jashtë vendit

23 Nëntor 2023 | 16:52

Samitit i III-të i Diasporës që po mbahet në Tiranë, ka bërë bashkë  pjesëmarrës nga vende të ndryshme, si nga Kosova, Spanja, SHBA-të, Holanda, Italia, Anglia dhe Greqia për të diskutuar dhe shkëmbyer eksperienca për rolin e mjekut, zhvillimi teknologjik në fushën e shëndetësisë dhe inovacioni shëndetësor.

Në Panelin e Ministrisë së Shëndetësi dhe Mbrojtjes Sociale, “Shkëmbimi i eksperiencës, kontributi dhe roli i mjekëve nga Diaspora në Shqipëri”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e konsideroi të rëndësishme mbajtjen e këtij Samiti.

Koçiu theksoi se ky potencial i jashtëzakonshëm mund të shndërrohet  në një urë lidhëse mes mjekëve që jetojnë jashtë dhe atyre që jetojnë e punojnë në Shqipëri, siç është turizmi shëndetësor.

“Që prej pandemisë e cila ishte një nga sfidat që vuri sistemin shëndetësor në një sfidë të jashtëzakonshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, numri i turistëve që vijnë në Shqipëri për turizëm shëndetësor është dyfishuar çdo vit. Shfrytëzimi i potencialeve të turizmit mjekësor nuk është vetëm një fjalë, por objektiv i lindur nga nevoja e kohës dhe e zhvilluar në një strategji të mirëfilltë pjesë e programit madhor të qeverisë shqiptare për Diasporën 2021-2025”, nënvizoi Koçiu.

Ajo vuri në dukje se një ndër objektivat kyç të strategjisë për shëndetësinë është rritja e autonomisë spitalore ku në Shqipëri është duke u zhvilluar vetëm prej pak vitesh.

“Zgjerimi i autonomisë spitalore për ne mendoj që do të krijojë hapësira të reja dhe të natyrshme për të gjithë mjekët kudo punojnë e kudo jetojnë. Shembulli i mirë në rastin e Shqipërisë është ai i Spitalit Rajonal Memorial të Fierit i cili ka filluar të aplikojë autonominë spitalore dhe është një program, një projekt të cilin ne synojmë që ta shtrijmë në të gjitha spitalet tona. Modeli i zbatuar atje, ai i një menaxhimi të pavarur nga stafi i mjekëve dhe vizitues turq dhe stafi mjekëve rezident vendas, ka vendosur një gur themeli të ndryshëm dhe një mendësi e një qasje të re të menaxhimit të spitaleve shqiptare”, deklaroi ministrja.

Koçiu shprehu bindjen dhe besimin se: “Nuk do të jetë dita e largët kur të gjitha spitalet tona do të funksionojnë bazuar në këtë model dhe në një menaxhim të integruar të mjekëve të diasporës ne rolin e mjekut vizitues dhe kolegëve të tyre rezident këtu në Shqipëri”.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu u ndal edhe në prioritetet e buxhetit 2024 i cili sipas saj i jep mundësinë sektorit të shëndetësisë të vazhdojë financimin e reformave transformuese, fuqizimin e mëtejshëm të shërbimit mjekësor, rritjen e vazhdueshme të mbulimit universal si dhe programet jetëshpëtuese dhe parandaluese.

Gjithashtu, ministrja u ndal edhe te vijimi i rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët

“Sot Shqipëria nuk është më vend apo një ndër vendet me pagën mesatare më të ulët në sektorin e shëndetësisë, por është një vend që paguan më mirë se shumica e vendeve të rajonit dhe që prek nivelin e disa prej vendeve  të Bashkimit Evropian”, deklaroi ajo.

Ministrja nënvizoi se “nga viti i ardhshëm pagat do të vijojnë të rriten për mjekët e familjes dhe për infermierët, ndërsa vit pas viti e hap pas hapi do të jetë akoma më i shtuar kontributi për shoqërinë dhe parashihet që gradualisht ne të ndjekim edhe vrullin edhe ritmin e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka një listë të gjatë të të gjithë atyre që duhen bërë, nuk do të humbim kohë në realizimin e të gjithë këtyre objektivave që i kemi vënë vetes dhe do ta bëjmë akoma më të mundur, dhe ky është një premtim, bashkëpunimin dhe përfshirjen e mjekëve të diasporës në ofrimin e standardeve evropiane për qytetarët tanë, ashtu siç në fakt qytetarët tanë e meritojnë”, u shpreh ajo.

Ministrja e mbylli fjalimin me një shprehje që sipas saj është mishërimi i asaj që mjekët shqiptarë të diasporës me mjekët shqiptarë në vendin tonë qasen më mirë: Trupi i njeriut është një shtet i individëve të barabartë, një shtet demokratik i qelizave, një federatë që mbijeton, përparon për shkak të varësisë së ndërsjelltë që kanë këto qeliza nga njëra tjetra, njësoj edhe ne shqiptarët”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026