Samiti i Komunitetit Politik Europian më 16 maj, Rama: Krenari për Tiranën

9 Prill 2025 | 08:47

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook një video ku rikujton se më 16 maj do të mbahet në Tiranë Samiti i Komunitetit Politik Evropian.

Rama e cilëson këtë si një krenari që në zemër të Tiranës do të mblidhen liderët e të gjithë kontinentit evropian. Video-ja e shpërndarë nga kreu i qeverisë nis me një fjalë të presidentit francez Emmanuel Macron.

“Kjo organizatë e re evropiane do t’u mundësonte kombeve demokratike evropiane që i përmbahen vlerave tona thelbësore të gjejnë një fushë të re bashkëpunimi politik, sigurie, bashkëpunimi në energji, transport, investime, infrastrukturë, lëvizje të njerëzve dhe veçanërisht të të rinjve tanë”, thotë Macron.

Rama thotë përmes videos se arsyeja që Shqipëria u përzgjodh për të zhvilluar këtë ngjarje të rëndësishme është fakti se tashmë shihet me respekt dhe vlerësim.

“Mirëmëngjes!

Dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në videon e postuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026