Samiti i Komunitetit Politik Evropian, merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në samitin e udhëheqësve të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës më 2 tetor.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë 45 udhëheqës evropianë, përfshirë ata të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Presidenca e Kosovës tha se Osmani para samitit do të takohet me Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës si dhe do të marrë pjesë në një tryezë mbi sfidat kryesore të sigurisë me të cilat përballet Evropa, përfshirë rritjen e kërcënimeve hibride dhe “provokimet e paprecedentë nga Rusia ndaj shteteve anëtare të NATO-s”.
“Në këtë kontekst, liderët evropianë do të diskutojnë mënyrat për të shfrytëzuar momentumin politik për marrjen e vendimeve të domosdoshme, përfshirë forcimin e gatishmërisë mbrojtëse. Në kuadër të samitit, presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime me liderë evropianë pjesëmarrës në këtë samit”, tha Presidenca e Kosovës.
Takimi i 2 tetorit do të jetë takimi i shtatë i Komunitetit Politik Evropian.
“Udhëheqësit do të fokusohen se si të forcohet Ukraina, në situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë dhe për një situatë më të sigurt gjeopolitike me të cilën përballemi”, tha Bashkimi Evropian.
Sipas BE-së, gjatë samitit do të mbahen disa tryeza diskutimesh për disa aspekte të situatës së sigurisë në Evropë përfshirë “kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike dhe migrimin”.
LEXONI GJITHASHTU:
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër
- 19:03 Vritet ish-deputetja e njohur britanike, arrestohet një autor i dyshuar
- 18:44 Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 18:43 A rrezikohet rajoni? Shpërthen ethja afrikane në Serbi, urdhërohet asgjësimi i 11 mijë derrave
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje