Sanksione nga BE për Bjellorusinë; penalizime shtesë për Rusinë
Bashkimi Evropian ka shtuar penalizimet për Rusinë për pushtimin që po i bën Ukrainës, por njëkohësisht ka njoftuar edhe për sanksione ndaj Bjellorusisë e cila po përkrah Rusinë.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi sot 3 masa që ka marrë BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë për agresionin ndaj Ukrainës.
Ursula von der Leyen tha se hapësira ajrore e BE-së do të jetë e mbyllur për avionët e regjistruar në pronësi ruse, ose të kontrolluar nga Rusia, përfshirë avionët private të oligarkëve.
“Ata nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e BE-së”, tha ajo.
Masa e dytë, Von der Leyen tha se është ndalimi i mediave të Kremlinit në BE, për shkak të “keqinformimit”.
“Kompanitë shtetërore Russia Today dhe Sputnik, dhe filialet e tyre, nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit. Ne po zhvillojmë mjete për të ndaluar dezinformimin e tyre toksik e të dëmshëm në Evropë”, tha Von der Leyen.
Sanksionet e BE-së nuk do të prekin vetëm Rusinë, për edhe Bjellorusinë, sanksione të cilat Von der Leyen thotë se do të godasin sektorët më të rëndësishëm të vendit.
“Do të synojmë agresorin tjetër në këtë luftë, regjimin e Lukashenkos, me një paketë të re sanksionesh, duke goditur sektorët e tyre më të rëndësishëm”, u shpreh Von der Leyen.
Third, we will target the other aggressor in this war, Lukashenko’s regime, with a new package of sanctions, hitting their most important sectors.
All these measures come on top of the strong package presented yesterday,
agreed by our international partners. pic.twitter.com/ikN99V14zU— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 27, 2022
Për këto masa, KE ka rënë në dakordësi me partenerët ndërkombëtarë.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi