English

Santorini/ Banorët që nuk u larguan pavarësisht tërmeteve, mes tyre edhe shqiptarja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Santorini, ku toka nuk pushon së dridhet, disa njerëz kanë zgjedhur të qëndrojnë.

- Advertisement -

Nuk bëhet fjalë për fat apo fatkeqësi, por për një vendim të ndërgjegjshëm për të vazhduar jetën, pavarësisht pasigurisë.

Disa qëndrojnë për shkak të përgjegjësive që nuk mund t’i braktisin, të tjerë sepse nuk kanë frikë nga shkalla e Rihterit, duke përjetuar edhe prova më të rënda.

Në një ishull të goditur nga stuhitë sizmike të paprecedentë, këta janë njerëzit që qëndrojnë të fortë, duke këmbëngulur se jeta nuk ndalon sepse toka dridhet thuhet në artikullin e medias greke.

Jenny Baya

Jenny Baya, 20 vjeç, punon si recepsioniste në De Sol, dimër dhe verë. Ajo kishte mundësinë të largohej – ose në Athinë, ose në Shqipëri, atdheun e saj.

“Në fillim, situata nuk ishte aq shqetësuese, as që më shkoi në mendje të largohem”, thotë ajo. “Por tani, kur gjërat bëhen më të vështira, kam mendime të dyta”.

Ajo, si shumë të tjerë, është mësuar me tërmetet – “Por jo me këtë frekuencë,” thekson ajo.

Të afërmit e saj tashmë janë larguar nga ishulli, por për momentin ajo nuk po mendon të ndjekë hapat e tyre. Për të, jeta në Santorini vazhdon, edhe nëse toka nën këmbët e saj refuzon të qëndrojë e qetë.

Antonis Koronios

Antonis Koronios, 74 vjeç, është një nga ata që nuk e kanë menduar asnjëherë largimin nga Santorini.

I lindur dhe i rritur në ishull, ai nuk ka frikë nga magnitudat e Rihterit. Pas tërmetit të madh të vitit 1956, kur ishte fëmijë dhe flinte në një tendë në fushë me familjen, ai ka mësuar të jetojë me dridhjet e tokës.

Sot, ai është me Markos, gomarin e tij, dhe për të, ky është gjithçka që i duhet. “Kam kafshët e mia, a duhet të heq dorë prej tyre? Kush do të kujdeset për to?” thotë ai me siguri, si një njeri që ka mësuar të jetojë në një vend ku toka nuk është kurrë plotësisht e qëndrueshme.

“Nga çfarë duhet të kem frikë në moshën time? As vullkani, as tërmeti, asgjë.”

Nëse diçka e shqetëson atë, nuk janë dridhjet e tokës, por ndryshimet në shoqëri.

“Kam frikë për fëmijët e fëmijëve të mi. Jo për tërmetin – mund ta përballoj atë. Por për të gjithë anormalët që ecin mes nesh, për kriminalitetin. Këto janë ato që më trembin”.

Sofia Athanasiadou

Sofia Athanasiadou jeton dhe punon në Santorini për 21 vitet e fundit. E takuam në tarracën e hotelit U&M Suites në Firostefani, me kalderën e shtrirë përpara saj, si një sfond që duket i palëvizshëm – por vetëm në pamje.

Hoteli është pothuajse i varur mbi shkëmb, por ajo mbetet e qetë. Nuk ka menduar asnjëherë të largohet nga ishulli, edhe kur tërmetet u bënë një dukuri e përditshme. “Nuk u largova sepse kam përgjegjësi – si në punën time, ashtu edhe si qytetar,” thotë ajo me vendosmëri.

“Nuk dua t’i lë klientët e mi pa dikë që t’i shërbejë. E di çfarë të bëj në rast tërmeti, kam ndjekur seminare të ndihmës së parë dhe mund të ofroj ndihmë nëse është e nevojshme. Jam në dijeni të planit të Talos dhe seriozitetit të situatës.”

Edhe pse ajo vetë qëndron në ishull, dje i dërgoi fëmijët e saj, 13 dhe 14 vjeç, me avion në Athinë te miqtë e familjes, për një siguri më të madhe.

“Unë qëndrova me burrin tim. Ne jemi këtu për klientët tanë.”

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?