“S’do dërgoj tanke në Kosovë”, Vuçiç: Serbët nuk marrin pjesë në zgjedhje

7 Prill 2023 | 16:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç konfirmon se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës.

Në një intervistë për median në Beograd, Vuçiç deklaroi se pas 24 prillit komunat me shumicë serbe do të drejtohen nga shqiptarët.

“Kurti do të drejtojë Mitrovicën e Veriut nga 24 prilli, dhe vetëm mendoni për ato autoritete dhe demokracinë e legjitimitetin, me 2 për qind të shqiptarëve që jetojnë aty. Do të jetë keq për serbët, sikurse nën okupim, ashtu do të jetë, prandaj njerëzit janë të shqetësuar. Çfarë mund të bëjnë ata? Çfarë duhet të bëj unë? A të dërgoj tanke? Nuk mund ta mposhti NATO-n, dhe nuk dua që ne të vdesim. Dua që gjërat të zgjidhen në paqe, të shkojnë drejt normalizimit”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka akuzuar ndërkombëtarët për heshtje, sipas tij, lidhur me të drejtat e serbëve në Kosovës. Presidenti i Serbisë ka akuzuar kryeministrin e Kosovës për ‘taktika autoritare’ dhe provokime ndaj pakicës serbe në veri të vendit.

Zgjedhjet e parakohshme lokale në veri të Kosovës mbahen pas dorëheqjes së drejtuesve lokalë serbë. Ata u larguan nga detyra si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe me targa të Republikës së Kosovës. Partitë politike serbe deklarojnë se do të marrin pjesë në zgjedhjeve, vetëm nëse formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, tërhiqen të gjitha njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026