“S’do ketë më Mal të Zi e Bosnjë”- Ramabaja: Bota serbe, negociatat e Vuçiç me SHBA
Analisti Sadri Ramabaja ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me situatën e sigurisë në rajon.
Ramabaja aludoi dhe mbi një plan të Perëndimit për të larguar Serbinë nga influence ruse.
Sipas tij, Vuçiç po pret që SHBA t’i bëjë ende lëshime për krijimin e “Botës serbe”, por pa përfshirë Kosovën.
Ramabaja nënvizoi se nga ky plan preken Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina dhe si shkëmbim për koston e lartë, Serbia do të riorientohet nën influncën e SHBA-ve.
“Serbia po pret që të marrë lëshime më të mëdha nga Perëndimi, kokretisht nga SHBA-të. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po merren për krijimin e “Botës serbe” pa Kosovën, pa veriun e Kosovës, nuk përjashtohet mundësia që Serbia të heqë dorë nga orientimi dy shekullor pro rusë dhe kësaj radhe të reshtohet pro Perëndimit. Por ndoshta ky do të ishte çmimi më i madh që duhet të paguaj jo vetëm Perëndimi por edhe rajoni, më saktësisht Bosnja dhe Mali i Zi në veçanti. Harta e Evropës Juglindore ka gjasa të ndryshojë shumë pastaj. Vuçiçi beson se investon shumë në këtë ide duke besuar se rikthimi i Trump do të sjellë favore të kësaj natyre. Por gjasat janë që këtë çështje ta rrumbullakësojë më shumë me administratën e Biden më shumë se sa me administratën e Trump”, tha Ramabaja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë