“S’e japim Fierin për Brukselin”, Klosi përplaset me Lelën: Jeni haxhiqamilë
Deputeti i PS, Blendi Klosi ëshët përplasur me gazetarin Alfred Lela në emisionin Now, në Euronews Albania lidhur me protestën e PD në 6 dhjetor.
Sipas Klosit, me protestën e PD ditën që në Tiranë pas 32 vjetësh vijnë kaq shumë përfaqësues të Bashkimit Evropian, do të mbahet mend historikisht që për herë të parë një pjesë e politikës shqiptare shfaqet kundër BE.
“Duke dalë në protestë, duke bllokuar rrugët, shqetësimi ynë është që është dita e parë që në Tiranë vijë kaq shumë liderë të BE, një pjesë e politikës sonë del kundër NE. Që nga ky moment do kemi në Shqipëri jo më atë që kemi thënë që 99 për qind e shqiptarëve janë pro BE. Është hera e parë që një grup politik del kundër BE pas 110 vjetësh, mund të kenë dalë edhe në kohën e Haxhi Qamilit, kampi tjetër e di më mirë këtë”, tha Klosi.
Gazetari Lela i kujtoi Klosit atë që socialistët thoshin në 2009 ‘se nuk e japim Fierin për Brukselin’, ndërsa ritheksoi se protesta e opozitës nuk është kundër BE dhe se të gjithë ata që do protestojnë janë për Bashkimin Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 16:09 “Është radha e brezit të ri për të luajtur”, Mahrez tërhiqet nga kombëtarja e Algjerisë pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:04 Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 15:54 Sulmet izraelite, UNICEF: 100,000 fëmijë libanezë rrezikojnë të mbeten pa shkollë nëse klasat nuk riparohen
- 15:44 Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
- 15:36 Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann jep dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori
- 15:29 Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë