‘S’e njohim si shtet’, ambasadori rus në Beograd tregon qëndrimin për Kosovën
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Bocan Kharchenko dekalron se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim në qëndrimin e Rusisë sa i përket çështjes së Kosovës.
Për median serbe “Politika”, Kharchenko është shprehur se Rusia nuk do ta njohë Kosovën.
“Nuk është praktikë e jona të komentojmë deklaratat e presidentit. Për këtë temë, do të them se nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim në qëndrimin e Federatës Ruse për çështjen e Kosovës. Ne nuk e njohim Kosovën dhe mbështesim më aktivisht Beogradin në forumet ndërkombëtare, në radhë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjithçka në lidhje me ndryshimin e pretenduar të qëndrimit rus u shpik me qëllim të prishjes së marrëdhënieve midis Moskës dhe Beogradit dhe që Serbia t’i përmbahet masave antiruse”, u shpreh ambasadori.
Më 26 prill, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka krahasuar Kosovën me dy rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërisht si Donbas.
Rusia, është një ndër shtetet që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 10:51 Nga krimi i organizuar te hetimet financiare, Braho: Masat e SPAK për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit
- 10:50 Rama: Shqipëria po zhvillon modelin e parë të AI për prokurimet publike, testimi synohet në 2027
- 10:49 “Irani është shuar plotësisht ushtarakish”, Trump: Ka rënë dakord për ‘gjithçka që na nevojitet’
- 10:25 Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë
- 10:18 Kreu i SPAK prezanton raportin 2025: Bashkëpunimi ndërkombëtar, kyç në luftën kundër korrupsionit
- 09:52 Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria