Sejko: Kreditimi për bizneset e vogla të marrë më shumë vëmendje, portofoli arriti në 720 mld lekë

13 Maj 2026 | 11:06

Guvernatori i Gent Sejko, mori pjesë në aktivitetin për nënshkrimin e partneritetit të ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Gjatë fjalës së tij, Sejko deklaroi se kredia për sektorin privat ka njohur rritje të vazhdueshme në vitet e fundit, ndërsa theksoi se kredia bankare mbetet fluksi më i madh financiar në ekonomi.

Sipas tij, portofoli i kredisë për sektorin privat ka arritur në 720 miliardë lekë, ndërsa rritja e kreditimit ka qenë rreth 15% gjatë viteve të fundit.

“Portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi vlerën e 720 mld lekëve. Kredia për sektorin privat ka shënuar rritje, 15% përgjatë viteve të fundit. Kredia bankare përbën fluksin më të madh në ekonomi. Këto zhvillime flasin për shërbim të rritur sasior të sektorit bankar. Sektori bankar ofron instrumente moderne pagese”, u shpreh Sejko.

Guvernatori vuri theksin edhe te nevoja për mbështetje më të madhe të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke e konsideruar aksesin në financim si një faktor kyç për rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale.

Ai përmendi gjithashtu skemën e garancisë sovrane të miratuar nga qeveria, ndërsa e cilësoi inkurajues progresin e arritur gjatë dy viteve të fundit.

“Sektori bankar duhet të ketë më shumë vëmendje ndaj sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sektorit të bujqësisë. Inkurajoj edhe bizneset e vogla dhe të mesme që t’i drejtohen bankave për konsulencë”, deklaroi Sejko.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026