Sektori i Hotelerisë dhe bareve kundërshtojnë masat e vendosura nga qeveria në RMV
Sektori i hotelierisë në Maqedoninë e Veriut e ngriti flamurin e bardhë. Ata kanë dalë në protestë para Qeverisë, për të shprehur pakënaqësinë nga kufizimet e numrit të mysafirëve nëpër tavolina dhe ndaljen e muzikës. Këngëtarët, instrumentistët, pronarët e lokaleve hotelierike thonë se është mbushur kupa dhe se doemos Qeveria duhet t’i lejojë të punojnë për kafshatën e gojës.
“Kërkojmë sjelljen e një pakoje urgjente financiare me të cilën do ti mbulojmë borxhet tona që janë mbledhur gjatë periudhës së fundit. Por do kërkojmë edhe përpilimin e disa protokolleve me të cilat do të nisim ngadalë të punojmë dhe ta kthejmë situatën në normalitet. Na janë ndarë mjete për paga, por kjo nuk është ndihmë për neve por për të punësuarit. Ne s’kemi asnjë të ardhur për disa muaj”, thotë Goran Arsovski, përfaqësues i klubeve të natës.
Një pronar restorani për dasma ankohet se ata që e respektojnë ligjin dhe kanë mbyllur biznesin për disa muaj janë pa asnjë të ardhur dhe se ka humbur mbi 250 mijë euro, ndërsa disa pronarë po tolerohen që të organizojnë dasma. Sefedin Iseni është i bindur se me protokolle të përpikta nuk do të ketë asnjë të infektuar nga dasmat që do t’i organizojë.
“Kërkesat tona janë se disa restorante punojnë e disa jo. Ose të punojnë të gjithë ose le të mbyllen të gjithë. (sa humbje keni patur) Afër 250 mijë euro kam humbje. Gjithnjë na kanë rrejtë. Jo atë muaj jo këtë muaj e asgjë hiç. Disa kanë punuar e disa jo. Kanë ardhur i kanë marrë paratë prej te ne dhe kanë shkuar te të tjerët. Nëse ka distancë, besoj se ska problem”, thotë Iseni.
Albion Sulejmani, një prej Dixhejve më aktiv në Shkup, ironizon me kufizimin për muzikë vetëm 50 decibelësh dhe kërkon që të hiqet ky kufizim dhe hoteliera të lihet të punojë bashkë me këngëtarët e dixhejtë.
“Qeveria ti rishikojë vendimet që i merr dhe në mënyrë selektive ti sjellë dënimet për ata që bëjnë thyerje të ligjeve sepse nuk besoj se është e drejtë që të vuajnë pasojat e disave që nuk u përmbahen protokolleve, të gjithë praktikisht ta vuajnë pasojat e pakicës. Me sa e di unë ai 55 decibelëshi është formuar nga dikush pa njohuri, kjo është qesharake”, tha Sulejmani.
Sektori i hotelierisë është një prej sektoreve më të goditura që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut. Ishte sektori i parë që u mbyll dhe i fundit që u la të punojë, edhe atë me kufizime të shumta.
“Nuk kemi leje për punë që nga 14 marsi. E lus ministrin e shëndetësisë që të dale dhe në mënyrë të saktë të na tregojë me sa njerëz mund të punojmë, si mund të punojmë. Të bëhet një protokoll i veçantë për ne”, shprehet Ekrem Memishi, pronar restoranti dasmash.
Me vendimin e fundit, Qeveria ka urdhëruar që maksimumi I personave të ulur në një tavolinë të jetë katër, dhe të mos ketë fare muzikë mbi 50 decibelë, që përshkruhet si zhurmë ekuivalente me një të folur normale.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona