Sekuestrohen 190 shezlongë dhe 95 çadra në plazhin e Gjipesë, 4 nën hetim

22 Korrik 2023 | 11:34

Operacioni “Plazh i lirë” kaa shkuar këtë herë në plazhin e Gjipesë.

Gjatë kësaj faze janë sekuestruar 190 shezlongë dhe 95 çadra që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në këtë plazh që është zonë e mbrojtur.

4 shtetas janë nën hetim për zënie të hapësirës publike duke fshehur të ardhurat nga veprimtaria në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe Komisariatit të Policisë Himarë në bashkëpunim dhe me Policinë Bashkiake Himarë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, i nisur dhe i finalizuar më herët, në Himarë, Borsh e Ksamil,  me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e katër të këtij operacioni  duke ushtruar kontrolle në pazhin e Gjipesë, Himarë.

Gjatë fazës së katërt të këtij operacioni, në Gjipe, janë sekuestruar 95 çadra dhe 190 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  1. Z. banuese në Vlorë, Ll. Sh., banues në Himarë, B. Sh, banues në Himarë dhe G. S., banues ne Tiranë, pasi secili prej tyre në pjesën e plazhit të Gjipesë, që kishin në pëdorim kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e organeve kompetente dhe si rrjedhojë fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Plazh i lirë” vijon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026