Sekuestrohen mbi 2.8 tonë kokainë në Karaibe

23 Prill 2024 | 13:25

Forcat e armatosura të Hondurasit kanë konfiskuar më shumë se 2.8 tonë kokainë, të cilën e gjetën në dy varka të vogla në një plazh në bregdetin e Karaibeve.

Sipas mediave të huaja, fillimisht, u sekuestruan 2760 pako droge, me peshë një kilogram secila.

Një pjesë e drogës u gjet e groposur në një plazh dhe hetimet po vazhdojnë në zonë për të përcaktuar nëse ka sasi të tjera.

Në total u gjetën 2835 pako. E gjithë lënda narkotike u transportua në kryeqytet dhe në departamentin e Gratias a Dios, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Që nga vitet 1970, Hondurasi ka qenë pjesë e rrugëve të transportit të kokainës nga Amerika Latine, ku prodhohet për tregun e SHBA-së. Presidenti i Hondurasit, Xiomara Castro, i cili mori detyrën në janar 2022, është zotuar se do të godasë kriminalitetin dhe tregtinë e drogës.

Paraardhësi i saj, Juan Orlando Hernandez, u ekstradua dhe u burgos në SHBA, menjëherë pasi la detyrën.

Më 8 mars, një juri në gjykatën federale të Nju-Jorkut e shpalli atë fajtor, për favorizim në importin e më shumë se 500 tonëve kokainë në Shtetet e Bashkuara nga viti 2004 deri në vitin 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026