Sela: Propozimi francez duhet marrë me seriozitet nga politikanët maqedonas

6 Korrik 2022 | 12:44

Kryetari i “Aleancës për Shqiptarët”, Ziadin Sela kërkoi më shumë maturi dhe seriozitet nga politikbërësit në Maqedoninë e Veriut dhe sidomos atyre maqedonas, në lidhje me zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sela u shpreh se tanimë nuk bëhet fjalë për pranimin apo jo të propozimit francez, por për rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut.

“Duhet më shumë maturi nga politikbërësit në Maqedoninë e Veriut dhe sidomos politikanët maqedonas të jenë të vetëdijshëm që nuk bëhet fjalë për pranimin ose jo të propozimin francez, por bëhet fjalë për vazhdimin ose ndërprerjen e rrugërimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimin Evropian. Me këtë seriozitet duhet marrë ky propozim i cili vjen për të zgjidhur një kontest”, theksoi ai.

Sela nënvizoi se çështjet e identitetit dhe gjuhësore në propozim natyrisht që ruhet si e drejtë e palës maqedonase, por ruan të drejtën edhe pala bullgare për të pasur një mendim të saj.

“Aleanca për Shqiptarët” do të ketë përfaqësuesin e saj në grupin e punës mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026