Selimaj: Vetëm infermierja Aurona Pelaj ka pranuar dhunimin e të moshuarës
Ditën e djeshme është mbajtur seanca fillestare për gjykimin ndaj infermierëve, të cilat dyshohen për sulm fizik ndaj të moshuarës në azilin “Orenda” në Pejë.
Prokuroria Themelore në Pejë, katër muaj më parë kishte ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave të dyshuara për këtë rast.
Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.
Ndërkohë avokati Maeshari Selimaj, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, është shprehur se vetëm Aurona Pelaj e ka pranuar fajësinë për dhunimin e të moshuarës, ndërsa dy të tjerat jo.
“Vetëm Aurona Pelaj e ka pranuar fajësinë, tjerat janë deklaruar të pafajshme. Gjykata e ka refuzuar pranimin e fajësisë të njëjtës me qëllim që shqyrtymi gjyqësor të vërtetohet”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës