“Serbia donte të më vriste, u fsheha” – Flet kameramani që filmoi masakrën e Reçakut
25 vjet me parë, pikërisht më 15 janar të vitit 1999 u krye një ndër masakrat më të rënda të luftës së Kosovës në Reçak.
45 civilë shqiptarë civilë u vranë dhe masakruan të njëjtën ditë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, gra dhe pleq, nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në lokacione të ndryshme.
Sylejman Kllokoqi kameramani që i tregoi botës për masakrën e Reçakut tregoi në një intervistë për Euronews Albania përjetimet e asaj dite kur pamjet e dokumentuara prej tij i treguan botës fytyrën e vërtetë të Serbisë.
Kllokoqi kujtoi se pas xhirimit të pamjeve të masakrës i është dashur të qëndrojë për një kohë i fshehur nëpër bodrume, se policia serbe e kërkonte ngado.
“Serbia po mundohet të tregojë se nuk ka ekzistuar Reçaku, por fotot, xhirimet e mija janë të gjitha autentike si punonjës i AP në atë kohë. Një muaj më herët policia sekrete e Serbisë më kanë thirrur dhe më kanë rrahur për shkak të filmimeve të një masakre tjetër dhe më thanë, herën tjetër ke plumbin. Por kur pashë Reçakun nuk munda të rezistoj, mora kamerën dhe shkova. I xhirova dhe mendova të fshihem pak dhe u largova nga kamera rreth një javë. Kam qenë në rrezik gjithmonë se do vijnë serbët, do marrin vesh që unë i kam xhiruar ato dhe do më kërkojnë, çka është e vërtetë. Gjatë bombardimeve policia ka ardhur të më kërkojë në shtëpinë time dhe kam qëndruar i fshehur nëpër bodrume”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta