Serbia e quan “ferr” vendimin e pajisjes me dokumente për t’u futur në Kosovë

30 Korrik 2022 | 14:06

Të dielën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të flasë lidhur me vendimin se nga 1 gushti serbët s’futen dot në Kosovë me dokumentet e tyre, por duhet të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’.

Këtë e paralajmëroi, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviç, pas takimit të Partisë Përparimtare të Serbisë.

“Është konstatuar shqetësimi serioz për faktin se pala shqiptare ka thënë sa më qartë, është duke përgatitur ferrin në ditët në vijim”, tha ai.

Nga 1 gushti qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të të gjitha pikat kufitare, një masë të ngjashme të cilën tash e sa vjet e aplikon Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu nga 1 gushti fillon regjistrimi i veturave që posedojnë targa ilegale që të kthehen në targa RKS.

Sot ka pasur një reagim edhe kryeminstri Kurti, i cili iu dreguar serbëve në gjuhën e tyre që të respektojnë këtë vendim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026