“Serbisë duhet t’i bëhet më shumë presion”, paralajmërimi i eurodeputetit
Anëtari i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se Serbisë duhet t’i bëhet pak më shumë presion për të ulur tensionet në veri të Kosovës.
Sipas tij, arena ndërkombëtare nuk po ruan balancat e duhura dhe qasja e tyre nuk është ajo e përsosura në këtë situatë kaq delikate.
“I pamë negociatat e fundit në Bruksel, po ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut që kishte një përpjekje për të marrë një vendim dhe për të gjetur një zgjidhje për këtë ceshtje. Serbia nuk e zbatoi atë që u vendos në atë negociatë. Do të thosha se duhet t’u bëhet presion të dyja palëve, ndoshta pak më shumë Serbisë, për të qenë shumë i sinqertë. Së pari duhet të kemi një ide të qartë çfarë duan të arrijnë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nga ky konflikt.
Mendoj se duhet të kërkojnë një zgjidhje shumë të qartë për çështjet e hapura, të lidhura edhe me Kosovën, edhe me Serbinë, duhet të kemi një ide të qartë çfarë duam në Ballkanin Perëndimor, dhe kjo duhet të mbështetet me një politikë shumë të qartë me të ardhmen në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se kjo është paketa që shkon dorë më dorë dhe kjo do sjellë qëndrueshmërinë dhe zgjidhjen afatgjatë për problemet në Ballkanin Perëndimor. Ndaj, më lejo të them që Kosovë-Serbi është vetëm një nga problemet që duhet të zgjidhet në mënyrë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor,” – deklaroi Groshelj.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 09:53 Përfundon mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama del nga selia e PS me Ballën. Takim edhe me kryebashkiakët
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
- 09:21 OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit