“S’është diskriminim”, Rama komenton qëndrimin e Spanjës mos-njohjen e Kosovës

1 Gusht 2022 | 10:42

Kryeministri Edi Rama ka komentuar qëndrimin e qeverisë spanjolle për mos-njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, Rama tha se vendimi i Spanjës nuk ka të bëjë më asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë.

“Spanja ka një pozicion të ndryshëm dhe tradicionalisht të palëvizshëm për arsye që lidhen vetëm me Spanjën, që nuk ka të bëjë më asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj të drejtës së tyre. Por sidoqoftë ne e kemi diskutuar as më tepër në kuadrin e një situatë që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim të pa arsyeshëm pasi qeveria e Kosovës ka të drejtim dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial qe buron nga një pavarësi”, u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026