English

Sevilja interes për Uzunin, sulmuesi shqiptar kërkohet dhe nga klubi amerikan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Myrto Uzuni është aktualisht futbollisti më në zë shqiptar, që po bën mjaft mirë me ekipin e tij të Granadës. Sulmuesi beratas kryeson listën e golashënuesve në La Liga 2, por përveç kësaj, performanca e tij në fushë ka qenë magjike. Diçka e tillë nuk i ka shpëtuar syrit të skuadrave të tjera spanjolle, por dhe më gjerë, duke bërë që të ketë interes ndaj tij.

- Advertisement -

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Uzuni kërkohet nga MLS, konkretisht Seattle Sounders. Krahas klubit amerikan, bëhet fjalë edhe për një emër të madh të futbollit evropian, Sevillan, e cila beson në aftësitë e bomberit kuqezi. Uzuni duket i lumtur te Granada, por një ofertë e tillë nga rekordmenët e Europa League vështirë se mund të refuzohet dhe do të ishte një rikthim për të në elitën e futbollit iberik.

29-vjeçari nga Berati ka një kontratë deri në verën e vitit 2026 me Granadën, e cila e bleu kartonin e tij nga hungarezët e Ferencvarosi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?