Sevim Arbana: Shqiptarët punojnë vetëm për të ngrënë, nuk blen dot shtëpi
Largimi nga shtëpia e prindërve për të ndërtuar jetën tende konsiderohet si një shtyllë kryesore e moshës madhore në shumë vende.
Megjithatë, jo të gjitha kulturat dhe strukturat familjare janë të njëjta. Dhe ndonjëherë ekonomitë mund të ndikojnë në aftësinë për të lëvizur jashtë familjes.
Sevim Arbana aktiviste tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se të rinjtë në Shqipëri e kanë të vështirë të martohen dhe të krijojnë familje pasi nuk e kanë mundësinë që të blejnë një shtëpi.
Sipas saj, Shqipëria është i vetmi vend evropian ku njerëzit punojnë vetëm për të ngrënë pasi 31 për qind e GDP shkon për produktet e shportës.
“Kemi të rinj që nuk martohen se nuk mund të blejnë dot një shtëpi pasi jetojnë me prindërit. Jemi i vetmi vend në Evropë që 31 për qind e GDP shkon vetëm për të ngrënë, shqiptarët punojnë vetëm për të ngrënë. Kam punuar 20 vjet me zviceranët, shumë pak kanë shtëpi, jetojnë më qira ose kredi që i marrin të gjata, nuk duhet ta varrosë kredia familjen. Këtu të blesh një shtëpi me kredi është shumë e vështirë për ta përballuar”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pipiria zbulon se sa mund ta shesësh shtëpinë e para viteve ‘92
- Kirurgu: Dikur shkonin 3 herë te mjeku dhe iknin në shtëpi pa bajame…
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit